Subscribe

Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish. Edhe pse shifrat flasin për një tendencë rënëse, sërish numri  konsiderohet i lartë.

 

Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, 7 mujori i këtij viti shënoi 967 aksidente rrugore, ndërsa numri i personave që gjetën vdekjen arriti në 116.

 

Edhe po t’i referohemi muajit korrik, shifrat flasin për më pak aksidente, krahasuar me të njëjtin muaj, të vitit që lamë pas. Numri arriti në 166 me një tendencë rënëse prej 16%.

 

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit korrik në 74 % të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e gabimeve të drejtuesve të automjeteve.

 

Ajo çka vlen për t’u theksuar është fakti se shoferët e moshës 45-50 vjeç janë ata që bëjnë më shumë gabime qe shkaktojnë edhe pasoja te renda. Numrin më të lartë të aksidenteve e mban Tirana, e pasuar nga Durrësi, e Vlora. Tendencë rënëse kanë shfaqur edhe aksidentet që vijën si pasojë e fajit të këmbësorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *