Subscribe

32 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë dy muajve të parë të këtij viti.të dhënat e policisë rrugore tregojnë se në janar dhe shkurt janë shënuar gjithsej 217 aksidente, që shkaktuan edhe dëme të tjera.

 

Në 59 ditë kanë mbetur të plagosur rëndë 26 persona, ndërsa të 237 të tjerë kanë rezultuar me plagë më të lehta.

Për rrugorët, shpejtësia e lartë dhe përdorimi i alkoolit  nga shoferët janë dy shkaqet kryesore të përgjakjes së rrugëve. Me synim uljen e aksidenteve, policia ka ndërmarrë një serë aksionesh për të dënuar shkelësit e qarkullimit rrugor.

 

Për pasojë janë vendosur mbi 113 mijë gjoba, ndërsa janë pezulluar 2999 leje drejtimi. Drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit, konsiderohen si një rrezik për jetën e qytetarëve: në dy muaj janë arrestuar në flagrancë 324 të tillë.

 

Ndërsa 212 të tjerë janë kapur pa leje drejtimi. Në total të arrestuarit janë 536, një shifër shqetësuese që tregon se respektimi i Kodit Rrugor nga shoferët është në nivele të ulëta.

Nëse i krahasojmë me janarin dhe shkurtin e vitit 2021, ku janë regjistruar 40 të vdekur, rezulton se kemi një ulje të viktimave me 8 në total. Vitin e kaluar në dy muaj u shënuan gjithsej 204 aksidente dhe 216 persona mbetet të plagosur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *