Subscribe

Dy të vdekur e dy të plagosur është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura këtë të premte në Rinas, Fushë Krujë dhe Shkodër.

Pranë aeroportit, një 80-vjeçare me iniciale Z.D ka gjetur vdekjen, pasi është përplasur nga një automjet, teksa tentonte të kalonte rrugën. Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës.

Edhe në Shkodër një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ne vendin e quajtur Grudë Fushë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:50 kur një kamion  me targa të Malit të zi ka përplasur një 70-vjeçar. I moshuari është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jete. Sipas grupit hetimor dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën kamionit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Malësisë se Madhe.

Më herët, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Vore-Fushë Kruje në afërsi të kryqëzimit të Rinasit. Nje fuoristrade tip “Benz” ishte duke udhëtuar në drejtim të Durrësit me shpejtësi të madhe, kur ka goditur betonierën. Si pasojë e përplasjes se forte, makina ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak Tirane.
Sipas mjekëve, njeri nga të lënduarit është ne gjendje te rende. Policia beri te ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte shoferi i fuoristrades.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *