Udhëtimi i nje autobusi me nxënës shkolle qe ktheheshin nga nje udhëtim turistik ne Turqi ka rezultuar fatal. Te pakten 14 persona mes te cilëve edhe 6 fëmije gjeten vdekjen, pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me nje automjet. Pas përplasjes, autobusi përfundoi ne nje kanal. 26 persona mbeten te plagosur.
Momenti i aksidentit tragjik te ndodhur ne jug te vendit u fiksua nga nje kamera sigurie. Nxënësit, prindër te tyre dhe mësues ktheheshin nga nje vizite ne nje qender arkeologjike. Ndërkaq, ne Belgjike eshte shënuar nje tjeter aksident me viktima, por kesaj here hekurudhor. Tre persona huben jeten dhe nente te tjere u plagosen nga përplasja e dy trenave prane qytetit te Liezhit. Nje tren pasagjeresh u perplas me nje tren mallrash gjate nates ndërsa udhëtonin ne te njejtat shina. Dy prej vagonëve dolën jashtë binareve. Trupave te shpëtimit iu deshën disa ore per te nxjerre pasagjeret e bllokuar.
Numri i viktimave mund te rritet pasi disa prej te plagosurve ndodhen ne gjendje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *