E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik për shqiptarin në Greqi, vdes pas përplasjes me kamionin

Një aksident tragjik u regjistrua në Greqi, ku një shtetas shqiptar humbi jetën.

 

Siç raportojnë mediat greke, viktima është një 32-vjeçar shqiptar, por emri i tij nuk është zbuluar ende.

 

Teksa po udhëtonte me makinë në Livadia të Greqisë, i riu humbi kontrollin dhe u përplas me pjesën e pasme të një kamioni.

 

Përplasja ishte shumë e fortë dhe shqiptari mori plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve në spital, ai nuk mbijetoi dot.

 

Vazhdo të lexosh