E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident tragjik në tapizë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Një përplasje tragjike mes tre mjeteve ka shkaktuar një bilanc të rëndë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Aksidenti i rëndë  rreth orës 17:30, në Tapizë, ku janë përplasur mjeti tip “Benz”  me një mjet tip “Volkswagen”  dhe një autobus ka lënë të vdekur një person ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Viktima është shtetasi F.Xh.,59 vjeç drejtues I makinës tip “Volkswagen”  .

Po si pasojë e përplasjes   janë dëmtuar  dhe 6 pasagjerë të tjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në aksident dhe autobuzin e udhëtarëve që po shkonte në Shkodër.

Reklamë

Të plagosurit  janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Më shumë video

Reklamë