E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik në Pragë

Të paktën 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 45 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti tragjik në Pragë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, në periferi të qytetit. Sipas policisë, një autobus me 32 pasagjerë goditi një minibus dhe më pas u përplas në mënyrë fatale me një pemë buzë rrugës.

 

Mendohet se shkak i aksidentit ishte një automjet qe po tentonte të parakalonte, ndërsa shoferi i autobusit ka manovruar për t’i shpëtuar tragjedisë, por pa sukses. Drejtuesi i makinës, i cili tentoi të parakalonte dhe dy pasagjerë në autobus, kanë humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë  mes tyre dhe dy fëmijë, raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë