E hënë, 23 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik në Meksikë, 18 viktima pasi autobusi u përmbys në rrugë

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Meksikë ku u përfshi një autobus që udhëtonte nga Oaxaca City për në Tehuantepec, në jugperëndim të vendit.

Automjeti mbante një grup mbështetësish të Lëvizjes së Rigjenerimit Kombëtar nga Mexico City, të cilët kishin marrë pjesë në një tubim në mbështetje të Presidentes Claudia Sheinbaum.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 11:00, kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit në një kthesë në një zonë malore përgjatë autostradës Mitla-Tehuantepec, pranë qytetit të Santo Domingo Narro dhe ra në një përrua.

Vazhdo të lexosh

Reklamë