Subscribe

 

Shpejtësia i ka marrë jetën 32-vjeçarit Eduard Nika nga Lezha. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Tale, kur Nika ka humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar në kanal.

 

Për shkak të terrenit të vështirë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë makinën nga uji. Policia dyshon se 32-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja në ujë. Aksidenti, nga të dhënat besohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

 

Ndërkohë ne një tjetër aksident ne rrugën e Kombit Katar persona mbeten të plagosur si pasojë e përplasjes se një kamionçine me një makinë. Të plagosurit ishin drejtuesi dhe tre pasagjeret e makinës tip Volsvagen. Sipas policisë ata janë dërguar ne spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ne Korçe një shtetas egjiptian mbeti i plagosur pas përplasjes se dy automjeteve. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 minuta në fshatin Sovjan të Korçës, kur një mjet kamion tip “Benz” u përplas me një fuoristradë. Nga aksidenti u dëmtua 30-vjeçari nga Egjipti, i cili po udhëtonte me mjetin e vogël, ndërsa punon pranë kompanisë TAP. Policia sqaroi se ai është transportuar për në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *