Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë të Greqisë ku një 15 vjeçarë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, së bashku me të dashurin e saj.

 

Mësohet se adoleshentja po udhëtonte me të dashurin  grek dhe një çift tjetër kur u përplasën me mjetin bujqësor dhe humbi jetën.

 

Ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur dy çifte të rinjsh, po bënin shëtitje në breg të detit, në veri të prefekturës së Chania në ishullin e madh. Pasi janë nisur mesditën e së dielës nga zona e Kandanos, rreth orës katër mjeti i drejtuar nga një 23-vjeçar, në lartësinë pas tunelit të Topolisë në Kissamos të Chanias ka dalë nga rruga dhe pasi ka goditur një pemë, është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte në rrugë.

 

Në automjet ndodheshin shoferi 23-vjeçar dhe e dashura e tij 23-vjeçare dhe një adoleshent 17-vjeçar dhe e dashura e tij 15-vjeçare, ndërsa në mjetin bujqësor dy persona, drejtuesi të mjetit dhe nëna e tij e moshuar. Nga aksidenti humbi jetën adoleshentja shqiptare dhe i dashuri i saj, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë në spital.

 

I riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *