Një aksident i rënd rrugor është regjistruar këtë të martë në në Klinë të Kosovës.

Dy makina janë përplasur, e për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri tek aksidenti kishte ardhur gjersa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaricë – Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës që ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit (i dyshuari) gjersa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim të Policisë. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton Policia./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *