E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

Aksident tragjik në Konispol, humb jetën 74-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol.

Dy motomjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjetit. Viktima është identifikuar si Urim Çaze, 74 vjeç.

Ndërkohë që shoferi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se Urim Çaze është vjehërri i kryetarit të Bashkisë së Konispolit Erges Dule.

Reklamë

“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë