E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik në Kinë, 35 viktima e dhjetëra të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të martë në Kinë.

Një makinë u përplas me një turmë njerëzish jashtë një qendre sportive në qytetin jugor kinez të Zhuhai të hënën mbrëma, shkruan BBC. Si pasojë kanë humbur jetën 35 persona dhe janë plagosur 43 të tjerë.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që autori të dënohet sipas ligjit.

“Të gjitha agjencitë përkatëse duhet të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar sigurinë e jetës së njerëzve dhe stabilitetin social,” vuri në dukje Xi Jinping.

Vazhdo të lexosh

Reklamë