E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Itali/ Ndërron jetë 32-vjeçari shqiptar, makina e tij u përplas me pemën

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.

 

Për arsye ende të paqarta, një Ford Fiesta është përplasur me një shtyllë të dritave të rrugës dhe më pas në një pemë.

 

Nga përplasja humbi jetën Olti Hysenaj, 32-vjeçari shqiptar me banim në qytet.

 

Ai ishte vetëm në makinë në momenti e përplasjes dhe u hodh nga kabina, shkruajnë mediet italiane. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por i riu shqiptar kishte humbur jetën. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë