Aksident tragjik në Itali, makina përfundon në lumë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë e nje italiane

Dy të rinj shqiptar dhe një italiane kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Itali. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në një provincë të Venecias.
Të vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë mbeten Egli Gjeci, Altin Hoti dhe e fejuara e tij ialiane Giulia di Tillio.
Altin Hoti, me origjinë nga Kosova, i cili ishte dhe drejtues u automjetit kishte humbur edhe vëllain 18-vjeçar në një aksident tragjik në të njëjtën zonë 6 muaj më parë.
Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë. Pas përplasjes në një urë, BMV më te cilën udhëtonin të rinjtë përfundoi në lumë.
Për disa orë të tre personat mbetën të bllokuar brenda automjetin derisa u nxorën të pajetë nga forcat zjarrfikëse. Polumbarët vijuan kërkimet në ujërat rreth 3 m të thella deri në mëngjes pasi patën dyshime për një viktimë të katërt, por fatmirësisht nuk rezultoi kështu.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa pritet edhe raporti mjekoligjor i drejtuesit të mjetit për të parë nëse ka qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotime përpara aksidentit.



