E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik në Itali, katër shqiptarë në rrezik për jetën

Katër të rinjë shqiptarë dhe një shtetase italiane janë duke luftuar me jetën pas një aksidenti të tmerrshëm rrugor të ndodhur në Itali.

 

Sipas mediave italiane, dy automjete në njërin prej të cilëve udhëtonin dhe katër të rinjtë shqiptarë, u përplasën mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor Martano-Otranto.

 

Si pasojë e shpejtësisë makinat janë shkatërruar ndërsa të gjithë të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Lecces, në gjendje të rëndë për jetën.

 

Automjeti me të cilin u përplasën shtetasit shqiptarë, drejtohej nga një një grua italiane, e cila po ashtu është në gjendje të rëndë për jetën.

Vazhdo të lexosh