E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në  aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë