E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përplasen tre mjete në Vlorë, humb jetën një nga drejtuesit, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari, ndodhi  mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 07:00 në aksin Vlorë-Orikum, pranë fshatit Radhimë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete: një furgon “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”.  Fillimisht është përplasur mjeti tip “BMW” i 35-vjeçarit me fugonin dhe më pas në aksident është përfshirë edhe makina tjetër.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes së fortë  ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello, i cili po udhëtonte në drejtimin Orikum–Vlorë.

Ai mbeti  i bllokuar brenda automjetit për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të makinës nga përplasja, ndërkohë që fatkeqësisht humbi jetën në vendngjarje.

Reklamë

Nga aksidenti kanë mbetur te plagosur lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”.

Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Ndërsa shoferi I automjetit  “Seat”, nuk ka pësuar dëmtime.

Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i makinës ‘Benz’ dhe shpejtësia ndërsa nga testi i alkoolit të dy drejtuesit kanë rezultuar  negative. Megjithatë policia vijon të hetojë të gjitha rrethanat e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë video

Reklamë