E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Palasë–Dhërmi, humb jetën 9-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku një automjet tip Benz i drejtuar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një i  mitur, një  9-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri tjetër.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi është arrestuar pasi pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ishte i dehur.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë