Nje aksident pa pasoja ne njerëz është shënuar pasditen e se enjtes pranë zonës se “Vasil Shantos” ne Tirane. Dy makina janë përplasur mes tyre dhe me pas me pemët buze rrugës. Mjeti i tipit Benz ka goditur mjetin Ford. Drejtuesi i Fordit ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga. Ai është përplasur me pemën dhe tabelat e sinjalistikes ne trotuar. Burime te policisë, bejne me dije se drejtuesit kane shpëtuar fatmirësisht vetëm me lëndime te vogla, ndërsa te dyja mjetet jane dëmtuar rende. Ekspertet e policisë rrugore kane arritur ne përfundimin se shkak i përplasjes eshte bere shpejtësia e madhe dhe manovrimi i gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *