Subscribe

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit,në lagjen “Uznovë e Madhe”.

Një automjet Skoda Fabia,me targa AB 685 CH, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Si pasojë e aksidentit,automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor,të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit,për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se,shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara të drejtuesit 28-vjeçar.Si pasojë e aksidentit,prej më shumë se gjysëm ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it,për shkak të dy shtyllave të dëmtuara pas përplasjes nga mjeti Skoda./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *