E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë, dy të vdekur në Burrel

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit.

 

Një mjet tip Opel u përplas me një motoçikletë për rrjedhoje dy persona përkatësisht 335 dhe 29 vjeç kane humbur jetën. Ngjarja u shënua në rrugën Burrel-Komsi në vendin e quajtur lapidari. Mësohet se mjeti tip Opel po lëvizte drejt Burrelit, e po ashtu edhe mjeti motoçikletë që është goditur nga pas.

 

Reklamë

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur në një kanal e më pas ka përplasur dy persona të cilët ndodheshin në trotuar. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën në vend shtetasi Gentian Hani 29 vjeç.

 

Gjatë transportimit për në spitalin e traumës në Tiranë, humbi jetën edhe shtetasi Alfred Balla 35 vjeç i cili ishte pasagjer ne motoçiklete. Policia mbërriti ne vendngjarje, por shkaktari i aksidentit mësohet se është larguar. Uniformat blu janë vene ne ndjekje te drejtuesit te makinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë