Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15 në Voskopojë, ku një motomjet malor me katër rrota ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi, shtetasi E.H., 37 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor, ku motomjetet e këtij lloji përdoren shpesh për udhëtime turistike në kushte të vështira malore.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja M.I., kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv





