E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Vlorë, një viktimë

Një person ka humbur jetën gjate nje aksidenti ne autostradën Levan-Vlore. Viktima ka qene nje bari i zonës, rreth 55 vjeç, i cili po kalonte rrugën. Ai është përplasur per vdekje nga nje furistrade BMW X6, pasditen e kësaj te marte. Sipas policisë, automjeti po lëvizte me shpejtësi te madhe. Ngjarja ka ndodhur ne hyrje te qytetit te Vlorës, ne afërsi te Nartës. Shoferi 21 vjeçar Gerald  Resulaj nga Tirana është ndaluar, ndonëse ne fillim tentoi t’i largohej policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë