Dy makina janë përfshirë në një aksident në Vlorë këtë të martë.

 

Siç mësohet  një automjet si pasojë e shpejtësisë së lartë ka goditur nga pas një makinë tjetër, ku kjo e fundit ka përfunduar në kanal.

 

Nga aksidenti kanë mbetur dy të lënduar, të cilët janë dërguar në spital me ambulancë. Njëra prej të lënduarve ka humbur ndjenjat.

 

Aksidenti ka ndodhur këtë  mbrëmje, në rrugën e Selenicës në afërsi të kthesës së Armenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *