E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Vlorë, lëndohen dy persona

Mesditen e sotme ka ndodhur një aksident ne hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.

Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.

Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë