Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Mësohet se një 41-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.

 

Si pasojë është lënduar pasagjeri që ndodhej në automjet, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *