Tiranë – Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës. Policia ka arrestuar 56-vjeçarin R.S, punononjës i firmës ku u aksidentua 54-vjeçarja.

“U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *