E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Vaun e Dejës, plagoset i mituri

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Bushat të Vaut të Dejës.

Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, çka ka sjellë përplasjen e një motomjeti me drejtues një 16-vjeçar.

Si pasojë i mituri është plagosur. 16-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.

Reklamë

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë