Një aksident ka ndodhur  pasditen e sotme në Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka marrë para tre makina të tjera.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Si pasojë e aksidentit ka menduar i lënduar drejtuesi i kamionit B.D 26-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.

Njoftimi:

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *