Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan -Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.”
Një çift burrë e grua nga Tepelena si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve paraprake automjeti që udhetonte çifti drejt Tepelenës ka goditur frikshëm nga prapa një automjet të tonazhit të lartë i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.
Goditja ka qënë e fortë ndërsa të dy janë plagosur.
Për momentin ata janë përcjellë në Qendren spitalore të qytezës së Fratarit e cila ndodhet 500 m larg vendngjarjes ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.





