E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Foto ilustruese

Një i moshuar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur  në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

“Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë