E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Shkodër, plagoset 50-vjeçari, niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Trush të Shkodrës.

Një 50-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është lënduar shoferi, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

“Rreth orës 13:20, në fshatin Trush, shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. L., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. 

Reklamë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë