Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken nga aksidentet automobilistike që regjistrohen çdo ditë. Këtë të hënë një automjet tip “Toyota” ka aksidentuar një të mitur.

 

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Shkodër –Shirokë dhe i mitur është dërguar në spital. Raportohet se ai është dëmtuar lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur lehtë, shtetasin e mitur Z. K. 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër

 

Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *