Subscribe

Një aksident ka ndodhur në afërsi të sheshit “Demokracia” në Shkodër. Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes makina e policisë ka përfunduar në korsinë e kundërt. Ndërkohë, ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti i Policisë Bashkiake, me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M.

Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të vogla materiale”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *