E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dy të rinj vdesin në aksident

Dy të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje si pasojë e një aksidentit në Shkodër në vendin e quajtur Golem. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit kur mjeti tip bmë ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë. Makina është përplasur me murin e një banese e më pas është përmbysur. Viktimat janë Besmir Fikaj dhe Dash Rexhepi 23 dhe 28 vjeç nga Postriba.

Nga hetimet e para mësohet se Besmir Fikaj ishte emigrant në Angli dhe ishte kthyer dy ditë më parë për pushime në Shqipëri. Dëshmitarët të cilët panë ngjarjen thanë se automjeti e kishte humbur kontrollin 100 metra përpara se të përmbysej. Sipas policisë, dy të rinjtë nuk e kishin vënë rripin e sigurisë, çka u ka kushtuar edhe jetën.

Më shumë video

Reklamë