Subscribe

Një aksident i rëndë rrugor raportohet ketë ndodhur sot në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë.

Vizion plus mëson se nga aksidenti kanë mbetur 6 të lënduar. Personat e lënduar janë anëtarë të një familjeje. Familja me 6 anëtarë është përplasur nga një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Lexo edhe :

Related Posts

6 anëtarët e familjes kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe ishin jashtë mjetit të tyre kur makina tjetër ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

6 të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekëosre.

Një nga fëmijët e familjes, vajza 23 vjeçe është në gjendje të rëndë, pasi gjatë përplasjes e zuri poshtë mjeti. Ndërkohë vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.

44 vjeçari, banues në Peshkopi, që shkaktoi aksidentin është larguar nga venngjarja. Policia po punon për kapjen e tij.

Sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *