Aksident me nje te plagosur ne aksin rrugor Maliq-Korçe.

 

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te fshatit Vashtemi aty ku dhe here te tjera ka pasur aksidente, madje edhe me aksidente te renda.

 

Nje person me motorr, emrin e te cilit policia se ka bere me dije ka qene duke udhetuar nga Maliqi ne drejtim te Korces kur ne afersi te fshatit Vashtemi ne tentative per te shmangur perplasjen me nje kafshe (qen) eshte rrezuar nga motorri duke pesuar demtime te lehta.

 

Burime nga policia rrugore thane se motorristi ndodhet ne spitalin e Korçe ku dhe ka marre mjekimet e duhura.

 

Aksi Korçe-Maliq edhe per shkak te kryqezimeve dhe degezimeve here pas here ka pasur aksidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *