Kronikë
Aksident në rrugën e Kombit, plagoset rëndë e mitura

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gziq.
Vizion Plus mëson se shoferi I një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përlasur me anësoret e rrugës. Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë vajza e mitur e drejtuesit të mjetit e cila ishte pasagjere në automjetin tip Toyota Yaris.
Vajza ka humbur të dyja këmbët, ndërsa ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




