Kronikë
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur pasditen e kësaj të enjtje në Rrugën e Kombit.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se të plagosurit janë shtetas maqedonas. Ngjarja ka ndodhur në dalje të doganës së Morinit dhe dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




