Një aksident është shënuar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.

 

Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.

 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur mbërritur autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.

 

Po ashtu në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *