E hënë, 26 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Roskovec, Benzi përplaset me Zetorin

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat pranë fshatit Velmish.

Një automjet tip “ Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me njé mjet bujqësor tip Zetor, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Haziz, ka mbetur i lënduar.

Reklamë

Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hertmor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.

Reklamë

Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin, të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.

Njoftimi: 

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier–Berat”, automjeti tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi J. Sh., është përplasur me mjetin tip traktor, me drejtues shtetasin M. H.

Si pasojë, shtetasi M. H., u transportua në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip Volkswagen, shtetasi J. Sh., po shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë