Një aksident qe ka shkaktuar plagosjen e 8 personave ka ndodhur pasditen e së dielës në Qafë Muzinë mes Sarandës dhe Gjirokastrës. Një autoveture është përplasur me një autobus me studentë, i cili udhëtonte nga Saranda drejt Tiranës. Tetë të plagosurit mes të cilëve edhe një djalë 5-vjeçar, mësohet se jane dërguar me urgjence drejt spitalit te Gjirokastrës, per te marre ndihmën e nevojshme. Burime te policisë bëjnë me dije se plage te shumta kane marre personat qe udhëtonin me autoveture, ndërsa fëmija pese vjeçar është ne gjendje kritike. Dy prej tyre janë nisur drejt Tiranës, pasi kane nevoje per nje shërbim me te specializuar. Te plagosurit ne makinën me targa greke, janë pjesëtare te se njëjtës familje. Në vendngjarje kane mbërritur menjëherë ambulanca dhe forca te shumta policie. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, por dyshohet per një manovrim te gabuar te njërit prej drejtuesve. Per fat te mire, te dy mjetet udhëtonin me shpejtësi te vogël, pasi ne te kundërt, pasojat do te kishin qene te medha. Studentet qe ktheheshin nga ekskursioni ne jug te vendit kane marre vetëm plage te lehta. Aksidenti qe ka ndodhur ne njërën prej kthesave te rrezikshme te Muzines ka shkaktuar bllokimin per disa minuta te rrugës. Ky aks është mjaft i ngarkuar gjate verës, pasi Saranda është nje nga zonat me te frekuentuara prej turisteve vendas dhe te huaj. Forcat e policisë kane ndërhyre, duke i orientuar fillimisht mjetet te kalonin vetëm ne njërin krah.