E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI – Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti me traktor në punë.

Sipas mediave italiane, shqiptari po punonte në një fermë midis Solarolo dhe Castel Bolognese.

Rreth orës 18:00, familja e tij, në pamundësi për të kontaktuar 38-vjeçarin, shkoi ta kërkonte.

Mënjeherë u thirrën shërbimet e urgjencës, por mjeku konstatoi vdekjen e tij.

Hetimet rreth rrethanave të aksidentit vijojnë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh