E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Pukë, makina përplaset me motorin, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Vau Dejës-Pukë.

 

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Çafë-Laç, ku një mjet tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. M. 52 vjeç, banues në Pukë, është përplasur me një motor tip Shineray.

 

Reklamë

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, shtetasit G. A. rreth 60 vjeç dhe V. L. 52 vjeçe.

 

Dy të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohë drejtuesi i mjetit F. M. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë