Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur midis tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës, ku tre makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën që që lidhë Prishtinën me Gjilanin. Një nga makinat ishte me targa diplomatike, në të cilin udhëtonte ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

 

Ndër të tjera uniformat blu të Kosovës sqarojnë se dy persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi i tretë ka ndërruar jetë në spital.

 

Ndërsa ambasadorja e Turqisë, është trajtuar në spitalin e Prishtinës bashkë me dy të lënduar të tjerë.

 

Gjithashtu në lidhje me këtë aksident ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku përmes një postimi në rrjetin social shpreh keqardhje për jetën e humbura.

 

“I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne. Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadores dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *