Një i vdekur e 7 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur në Pogradec, në fshatin Leshnicë. Nga përplasja e dy automjeteve një furgoni me një veture, ndërroi jetë në spital Martin Duro 27 vjeç nga fshati Podgorice, ndërsa 7 personat e tjerë mbeten te plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore. Nga të dhënat e policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë. Ndërkohë që policia ka shkuar ne vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të përplasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *