Një aksident është shënuar në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motorr i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.

 

Një prej turistëve, dyshohet femër, ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *