E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Pogradec, makina përplaset me pemën

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit.

Një mjet tip benz që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime. Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.

Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë