E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident në Pogradec, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Policia bën me dije se rreth orës 17:10,  automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin F. Y., është përplasur me automjetin tip “Opel “, me drejtues shtetasin A. M., dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. H.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi H. H., si dhe bashkëshortja e tij shtetasja Xh. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi F. Y., është shoqëruar në ambjetet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video